Sulmuesi i Kombëtares bëhet baba për herë të parë

  • 13 October 2017 - 11:47
Sulmuesi i Kombëtares bëhet baba për herë të parë

Sulmuesi i kombëtares shqiptare Sokol Cikalleshi është bërë baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij Kornelia, ka sjellë në jetë një vajzë. “Zyrtarisht Baba ! Falënderoj Zotin që më bëri të përjetoj sot parajsën e kësaj bote ! RAJNA”, ka shkruar në Instagram futbollisti 27-vjeçar. Cikalleshi është lojtari i skuadrës turke të Osmanlisporit, ku u transferua gjatë afatit kalimtar të verës, ndërsa deri më tani ka shënuar një gol në katër paraqitje.
Për kombëtaren shqiptare të futbollit ai ka bërë 26 paraqitje, duke realizuar vetëm dy gola. Shërbimet e lojtarit raportohet se po i kërkon skuadra elitare italiane e Lazios.

auto_sokoli-780×4391507843716 (1)

(Kosova Sot)