< Rose nuk përfshihet në kalendarin e Tottenhamit, Unitedi ka gati mega ofertën për të - Sport - Kosova Sot
Rose nuk pėrfshihet nė kalendarin e Tottenhamit, Unitedi ka gati mega ofertėn pėr tė

Rose nuk pėrfshihet nė kalendarin e Tottenhamit, Unitedi ka gati mega ofertėn pėr tė

Mbrojtësi anglez i Tottenham Hotspurit, Danny Rose është dëshirë e madhe e trajnerit Jose Mourinho dhe Manchester Unitedi po përgatit një ofertë të lartë për të gjatë janarit.

Djajtë e Kuq janë të interesuar për mbrojtësin anglez, Rose, dhe kjo nuk është më një sekret, pasi kishin tentuar edhe gjatë verës për transferimin e tij.

Megjithatë, interesimi i tyre vetëm sa është rritur dhe duan ta kenë në skuadër nga muaji janar dhe për këtë po përgatisin një ofertë të “parefuzueshme”.

Sipas The Sun, skuadra nga Old Trafford është gati të bëjë një ofertë prej 50 milionë funteve apo pak mbi 55 milionë euro për të nënshkruar me mbrojtësin e majtë të Tottenhamit.

Rose ende nuk ka luajtur për Spursat këtë sezon për shkak të lëndimeve dhe është identifikuar si një zgjidhje afatgjatë për krahun e majtë të mbrojtjes nga trajneri Jose Mourinho.

Edhe mbrojtësi anglez favorizon një transferim në Old Trafford para Chelseat, dhe Unitedi po planifikon një goditje të Vitit të Ri për t’ia bërë dhuratë trajnerit dhe tifozëve.

Një gjë që e bën edhe më të mundshëm kalimin e tij te Unitedi është se Rose është lënë jashtë kalendarit zyrtar të Tottenhamit për vitin 2018.

Kjo ka shkaktuar frikë tek tifozët e ekipit londinez se ditët e mbrojtësit në klub janë të numëruara.

(Kosova Sot)

23 orë e 46 minuta më parë