Sulmuesi i Barcelonës transferohet në Premierligë - Sport - Kosova Sot
Sulmuesi i Barcelonės transferohet nė Premierligė

Sulmuesi i Barcelonės transferohet nė Premierligė

Paco Alcacer mund të transferohet në Premierligë

Tabloidi britanik, Daily Mail, ka zbuluar se skuadra e Southamptonit ka shfaruar interesim për sulmuesin e Barcelonës,  Paco Alcacer.

Menaxheri i skuadrës nga Premierliga, Mauricio Pellegrino është në kërkim të një sulmuesi për afatin kalimtar të dimrit, pasi Southampton ka shënuar vetëm 5 gola në 7 ndeshje.

Pellegrino mendon se Alcacer mund t’i kryej punë. Kurse, edhe Alcacer është i gatshëm të gjej një klub të ri pasi trajneri Ernesto Valverde nuk po llogaritë shumë në të.

Përveç Southamptonit, më herët është përfolur se Alcacer po kërkohet edhe nga skuadra e Celta Vigos. 

(Kosova Sot)

7 orë e 54 minuta më parë