Aguero kthehet në stërvitje pas aksidentit në Amsterdam (Foto) - Sport - Kosova Sot
Aguero kthehet nė stėrvitje pas aksidentit nė Amsterdam (Foto)

Aguero kthehet nė stėrvitje pas aksidentit nė Amsterdam (Foto)

Sulmuesi argjentinas, Sergio ‘Kun’ Aguero i është kthyer stërvitjeve me skuadrën e tij angleze, Manchester City.

Aguero ka qenë në pushim që disa javë, pas aksidentit të bërë me taksinë e tij duke u kthyer nga një koncert i mbajtur në Amsterdam.

Taksi që po transmetonte argjentinasi u aksidentua me një shtyllë elektrike, ku si pasojë e tij Agueros iu thye një bri.

Ky lëndim bëri që Aguero të mbes jashtë fushave për disa javë shkaku i dhimbjeve, por tani i është kthyer stërvitjeve.

Kthimin e tij në stërvitje e ka konfirmuar skuadra e Manchester Cityt, por edhe vet sulmuesi argjentinas.

“I kthyer në stërvitje. Jam gati”, ka shkruar Aguero në postimin e tij në profilin privat.

“Aguero është kthyer në stërvitje. Ai ka kompletuar gjithë stërvitjen e ditës së enjte”, ka njoftuar klubi anglez.

Ndryshe, Aguero gjatë ditëve të fundit u lidh me një ofertë nga klubi i madh italian, Milani, të cilët mendohet se do të afrojnë rreth 90 milionë euro për të gjatë janarit. 

(Kosova Sot)

14 orë e 22 minuta më parë