Conte gëzon tifozët për Moratan

  • 17 October 2017 - 16:28
Conte gëzon tifozët për Moratan

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte e ka konfirmuar se Alvaro Morata është gati për ndeshjen ndaj Romës

Sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata është shëruar plotësisht dhe do të startojë nesër ndaj Romës në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ky lajm është konfirmuar nga trajneri Antonio Conte, i cili tha se Morata është në gjendje të mirë fizike.

“Morata është i gatshëm për ndeshjen e nesërme ndaj Romës”, tha Conte gjatë konferencës për media.

(Kosova Sot)