Barcelona rivalizon Realin, ndjek nga afër Kanen

  • 19 October 2017 - 20:52
Barcelona rivalizon Realin, ndjek nga afër Kanen

Gjiganti spanjoll, Barcelona është duke e forcuar interesimin e tyre në sulmuesin anglez të Tottenham Hotspur, Harry Kane.

Sulmuesi anglez ka befasuar të gjithë më formën e tij të lartë këto tri sezonet e fundit me skuadrën londineze, duke shënuar shumë gola.

Paraqitjet e tij të mira dhe golat nga çdo pozitë kanë bërë që shumë skuadra të vihen pas tij, ku ndër to edhe ajo spanjolle, Barcelona.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, Barça po e ndjek nga afër sulmuesin anglez, pasi dëshiron ta transferoj në Camp Nou.

Mediumi spanjoll thekson se katalunasit kanë dërguar drejtorin sportiv, Robert Fernandez, që të shikonte Kane nga afër në barazimin 1-1 të Tottenahamit ndaj Realit në Santiago Bernabeu të martën mbrëma.

Drejtori sportiv i Barcelonës, Fernandez ishte në lojë për të vlerësuar paraqitjen e  Kane dhe danezit Christian Eriksen.

Rivalët e ashpër të Barcelonës, Real Madrid e kanë mbajtur atë në sy dhe mund të bëjnë një lëvizje për të në verën e ardhshme.

Si rezultat, Fernandez ishte i interesuar për të parë nëse ekipi i tij duhet gjithashtu të përgatisë një ofertë për 24-vjeçarin apo gjithçka ka përfunduar me Realin.

(Kosova Sot)