Bale gëzon Real Madridin

  • 20 October 2017 - 16:02
Bale gëzon Real Madridin

Gareth Bale i është rikthyer stërvitjeve pas lëndimit

 E përditshmja sportive madrilene, AS, njofton se Gareth Bale i është rikthyer fushës. Por nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së dielën ndaj Eibarit.

Bale, i cili ka stërvitur ndaras nga pjesa tjetër e Real Madridit, edhe për disa jave do të jetë jashtë fushës pas lëndimit që kishte pësuar në ndeshje ndaj Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve.

Përveç Bale, Zieneidne Zidane për ndeshjen e radhës ndaj Eibarit, e cila luhet të dielën, nuk do të mund të llogarit në Keylor Navasin, Mateo Kovacicin dhe Dani Carvajalin. 

 (Kosova Sot)