Shorti i Serie A: Inter - Milan javën e tretë, Inter - Juve javën e tetë

  • 27 July 2015 - 20:33
Shorti i Serie A: Inter - Milan javën e tretë, Inter - Juve javën e tetë

Serie A ka hedhur shortin për sezonin e ri të garave 2015/2016 dhe thënë realisht është një prej shorteve me startin më interesant ndër vite.

 Pra starti i këtij sezoni në Serie A do të jetë jashtëzakonisht i flaktë.

Fiorentina në javën e parë e pret Milanin, teksa Juventusi e pret Udinesen.

Interi javën e aprë ka punë me Atalantan në shtëpi, kurse Roma i shkokn Veronas.

Në javën e dytë vjen derbi i parë kur Roma do ta presë Juventusin në duelin që pritet menjëherë të hapë luftën e ashpër për titull ku natyrisht këtë sezon do të jenë të përfshira më shumë se dy skuadra, transmeton Telegrafi.

Java e tretë në Serie A do të jetë e rezervuar ekskluzivisht për derbin historik më të fortin lokal në botë, i zhvilluar ditë më parë në Kinë.

Por, gjërat serioz do të bëhen pikërisht në Giuseppe Meazza në javën e tretë kur Interi para tifozëve të vet e pret Milanin për derbin e parë të sezonit i cili menjëherë do t'i fusë në peshore gjërat për të përcaktuar startin e njërit apo tjetrit ekip, transmeton Telegrafi.

Nga ana tjetër derbi më i madh italian, ai mes Interit dhe Juventusit do të zhvillohet javën e tetë, ku Interi e pret Zonjën e Vjetër para 85 mijë tifozëve. 

Milani me Juventusin takohen në javën e 13-të. 

Ndryshe këtë vit favoritë për Scudetto mbesin Roma dhe Juventusi, kurse në garë mendohet se mund të jetë edhe Interi pas përforcimeve të bëra në tregun e transferimeve. 

 

Java 1: 

Empoli-Chievo
Fiorentina-Milan
Frosinone-Torino
Verona-Roma
Inter-Atalanta
Juventus-Udinese
Lazio-Bologna
Palermo-Genoa
Sampdoria-Carpi
Sassuolo-Napoli

 

Java 2: 

Atalanta-Frosinone
Bologna-Sassuolo
Carpi-Inter
Chievo-Lazio
Genoa-Hellas Verona
Milan-Empoli
Napoli-Sampdoria
Roma-Juventus
Torino-Fiorentina
Udinese-Palermo

 

Java 3: 

Empoli-Napoli

Fiorentina-Genoa
Frosinone-Roma
Hellas Verona-Torino
Inter-Milan
Juventus-Chievo Verona
Lazio-Udinese
Palermo-Carpi
Sampdoria-Bologna
Sassuolo-Atalanta

 

Java 4: 

Atalanta-Hellas Verona
Bologna-Frosinone
Carpi-Fiorentina
Chievo-Inter
Genoa-Juventus
Milan-Palermo
Napoli-Lazio
Roma-Sassuolo
Torino-Sampdoria
Udinese-Empoli