Hamilton fiton në Amerikë, 7 pikë larg titullit

  • 23 October 2017 - 10:16
Hamilton fiton në Amerikë, 7 pikë larg titullit

​Lewis Hamilton është gjithnjë e më pranë fitimit të titullit të tij të 3-t kampion me Mercedesin dhe të 4-tit në karrierë në Formula 1

I nisur nga pole-position piloti anglez triumfoi në Çmimin e Madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke regjistruar suksesin e 5-t në 6 garat e fundit dhe të 9-tin sezonal.

Në Texas në pistën e Austin, Hamilton la pas rivalin e tij të madh në garën për titull gjermanin Sebastian Vettel i cili i hapi vetëm disa probleme të vogla në startin e garës pilotit anglez.

Me këtë sukses Hamilton u ngjit në kuotën e 331 pikëve dhe tashmë tre gara përpara fundit ka nevojë për vetëm 9 pikë nga 75 në dispozicion për t’u shpallur zyrtarisht kampioni i ri i Botës në Formula 1. 

(Kosova Sot)