Haradinaj takon Majlinda Kelmendin dhe trajnerët Driton dhe Agron Kuka

  • 23 October 2017 - 15:03
Haradinaj takon Majlinda Kelmendin dhe trajnerët Driton dhe Agron Kuka

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se është takuar me xhudistes e njohur Majlinda Kelmend dhe trajnerët e xhudos Driton dhe Agron Kuka.

Sipas Haradinajt, Majlinda është vajzë e artë dhe se ajo do të mbetet gjithmonë heroinë.

Image

 

Postimi i Haradinajt në Facebook:

“Është për çdo admirim puna e ekipës, Majlinda Kelmendi, Driton dhe Agron Kuka, që kaluan të gjitha sfidat për të lënë shenjë të pashlyeshme në historinë e sportit kosovar duke e nxjerrë Kosovën ashtu siç kemi dëshirë të jemi në të gjitha aspektet tjera. Puna ekipore dhe vendosmëria gjithmonë paguhen dhe të gjithë mund të mësojmë nga kjo.

Majlinda, vazja e artë, është dhe do të mbetet përgjithmonë heroina jonë dhe fitoret e saja do të vazhdojnë të frymëzojnë sportistët shqiptarë për gjenerata të tëra.

I sigurova, që Qeveria që unë drejtoj, do të angazhohet që të gjithë sportistët tanë të trajtohen me dinjitet, duke ju siguruar atyre kushtet e nevojshme që t’i sjellin fitore të reja Kosovës dhe të vazhdojnë të na bëjnë të gjithëve krenarë”.

 (Kosova Sot)