Legjenda e basketbollit e ngre Kanen në nivelin e Ronaldos dhe Messit

  • 23 October 2017 - 15:56
Legjenda e basketbollit e ngre Kanen në nivelin e Ronaldos dhe Messit

Njëri nga legjendat e basketbollit botëror, Kobe Brayant ka lavdëruar yllin e Tottenham, Harry Kane.

Ai e ka ndjekur nga afër ndeshjen që Spurs deklasuan Liverpoolin në Wembley.

“Me pëlqen futbolli dhe me pëlqen ta shikoj atë ne Evropë. Kam shijuar atmosferën ne ketë lojë dhe kam parë një skuadër të madhe të Tottenham”, tha ai.

“Kane është i mirë , shumë i mirë. Mendoj se ai mund te përmirësohet edhe me shumë , sepse ai është i ri dhe ka shume mundësi përpara për të.”

“Ai munde te jetë si Ronaldo ose Messi , nëse ai beson ne vetvete dhe vazhdon te punojë shume atëherë ai mund te jetoj deri ne atë nivel. E dashuroj mënyrën se si ai lufton dhe luan”. 

(Kosova Sot)