Xhimshiti: Ja pse zgjodha Shqipërinë

  • 27 July 2015 - 22:55
Xhimshiti: Ja pse zgjodha Shqipërinë

Berat Xhimshiti konfirmon zgjedhjen e tij për të luajtur me kombëtaren e vendit të tij, Shqipërinë.  Nëpërmjet një komunikate për shtyp FC Zyrich, skuadra ku luan mbrojtësi 22- vjecar bën të ditur se Xhimshiti kishte mundësinë të luante si për  Zvicrën ashtu edhe për Shqipërinë duke patur nënshtetësi të dyfishrtë por vendimi i tij ka qenë në favor të skuadrës Kuq e Zi.  Zgjedhje mëse logjike, do të ishte e cuditshme nëse do të kishte një Berat te Zvicra, pavarësisht se aksidentalisht ka një Shkodran te Gjermania, por gjithsesi mbrojtësi 22-vjecar ka shpjeguar dhe arsyet e kësaj zgjedhjeje nëpërmjet një deklarate të shkurtër ku shprehet : ” Drejtuesit e Federatës Shqiptare më kanë ndjekur prej muajsh dhe më kanë kërkuar disa herë, ndaj dhe unë ju kam dhënë atyre premtimin se do të luaj në të ardhmen me Shqipërinë”.

22-vjecari është pajisur vetëm para pak kohësh me shtetësinë shqiptare. Grumbullimi me kombëtaren shqiptare i qendëmbrojtësit që është aktivizuar me ekipet e moshave si dhe atë të 21-vjecarëve të Zvicrës është paralajmëruar më herët nga trajneri De Biasi i cili pritet ta ftojë Xhimshitin për ndeshjet e rradhës me Danimarkën dhe Portugalinë.