Icardi e refuzon Realin

  • 27 July 2015 - 23:06
Icardi e refuzon Realin

Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, ka pranuar se ai ka refuzuar një kalim te Real Madridi.

Icardi rinovoi ditë më parë me Interin, duke siguruar qëndrimin në San Siro për një kohë më të gjatë.

“Eshtë e vërtet se Reali më ka kërkuar. Por, unë kam dashur të qëndroj te Interi dhe synimi im gjithmonë ka qenë të qëndroj në këtë klub. Unë e kam ditur se këtë vit do të bëjmë skuadër të mirë”.

“Tani po ngritemi, kështu që shpresoj se do të kthehemi në Evropë. Performancat ndaj Bayern Munichut dhe Milanit ishin të mira, përpos rezultatit”.