“Elbasan Arena” gati për ndeshjen e Skënderbeut në Champions

  • 28 July 2015 - 21:04
“Elbasan Arena” gati për ndeshjen e Skënderbeut në Champions

Punimet në “Elbasan Arena” vazhdojnë një javë para ndeshjes së kthimit, ku Skënderbeu do të luajë kundër Milsamit në turin e tretë të Ligës së Kampioneve.

Në impiantin e inauguruar gati një vit më parë po vendoset streha në hyrjen qendrore. Drejtuesit e stadiumit bëjnë me dije se ndërtimet janë drejt përfundimit dhe mbulesa do të jetë gati për sfidën e ardhshme në kampionëve shqiptarë, transmeton Shekulli.

Gjatë muajit gusht pritet që, në stadium të nisë shtrimi i pistës së atletikës me tartan. Rregullimet do të jetë gati përpara sfidës së ardhshme, që Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë më 7 shtator kundër Portugalisë në eliminatoret e Euro 2016.