Skënderbeu fiton ndaj Milsamit

  • 28 July 2015 - 21:28
Skënderbeu fiton ndaj Milsamit

Sënderbeu është fare pranë shkrimit të një prej faqeve më të ndritura në historinë e futbollit shqiptar.

Kampionët e Superligës hodhën një hap gjigant drejt kualifikimit në playoff-in e Ligës së Kampionëve falë fitores 2-0 ndaj moldavëve të Milsamit në fazën e tretë eliminatore.

Në “Zimbru Arena” të kryeqytetit Kishinev, ekipi korçar iu fal golave të Hamdi Salihit në pjesën e dytë. Katër minuta pas pushimit, bomberi shkodran zhbllokoi ndeshjen pas një zbritjeje të shpejtë, kurse në të 73-ën dyfishoi me penallti.

Sukses spektakolar për formacionin e Mirel Josës, që u jep “Ujqërve” një avantazh të madh për sfidën e kthimit të martën e ardhshme në “Elbasan Arena”.

Nëse kualifikohet, Skënderbeu do të ndeshet me një ekip të madh në playoff-in e Championsit. E nëse aty nuk ia del, pjesëmarrja në grupet e Ligës së Evropës është e sigurt.