Napoli rikthehen interesimin për Hysajn

  • 29 July 2015 - 08:42
Napoli rikthehen interesimin për Hysajn

Te skuadra italiane Napoli është rikthyer dashuria për Elseid Hysajn. Pas interesimit fillestar, tentativat mes klubit të Aurelio de Laurentiis dhe Empoli-t kishin mbetur pezull për disa javë, por periudha e ngecjes tashmë ka marrë fund. Mediet italiane njoftojnë se Napoli i është rikthyer me forcë pistës që e çon te mbrojtësi i Kombëtares shqiptare të futbollit, Elseid Hysaj. Napoli ka fiksuar një takim me drejtuesit e Empoli-t për të folur pikërisht për Hysajn, që kërkohet me ngulm nga trajneri i ri i të kaltërve, Maurizo Sarri, që e ka drejtuar edhe në Toskanë 21-vjeçarin nga Shkodra. Strategjia e Napoli-t që qëndroi në hije përgjatë javëve të fundit me sa duket ka pasur të bëjë me një tentativë për të ulur çmimin e Hysajt me Empoli-n, që bëri të ditur se 3-4 milionë euro nuk mjaftojnë për kartonin e shqiptarit, por drejtori sportiv i Empoli-t, Marcello Carli, deklaroi para pak ditësh se e ardhmja e 21-vjeçarit do të jetë jashtë Italisë, diçka që ka shtyrë Napolin të nxitojë për të mos humbur futbollistin. Hysaj ka qenë një ndër emrat më të nxehtë në këtë merkato vere, pasi për të është folur edhe për interesimin e skuadrave, si: Chelsea, Bayer Leverkusen, apo Schalke 04.

(Kosova Sot)