Ja kundërshtarët e ardhshëm të Skënderbeut drejt Ligës së Kampionëve

  • 29 July 2015 - 10:04
Ja kundërshtarët e ardhshëm të Skënderbeut drejt Ligës së Kampionëve

Në rast kualifikimi ndaj Milsami, Skënderbeu do kualifikohet në raundin e katërt.

Edhe atje, shanset për të pasur "fat" në short janë të mëdha.

Si funksionon?

Gjithë rruga e Champions League ndahet mes skuadrave kampione dhe jo kampione. Skënderbeu quhet kampione, si kampione e Shqipërisë, ndërsa Manchester United për shembull quhet jo kampione, sepse vjen si vendi i katërt në Angli. E njëjta ndarje ishte dhe ne raundin e tretë, prandaj Skënerbeu evitoi skuadra si Shakhtar, Monaco apo Ajax, duke u ndeshur me Milsamin, transmeton sport.

E njëjta gjë do ndodhë dhe këtë raund. Prej statusit si kampione, Skënderbeu do evitoje një përballje me Manchester, Leverkusen, Lazio, Valencia, Sporting etj.

Brenda statusit të kampionëve dhe nënkampionëve, skuadrat ndahen në 'seeded' dhe 'unseeded', në varësi të koeficientit. (Fituesi merr koeficientin e asaj që mposht, në rast se e ka më të vogël. Shëmbull : Milsami mori koeficientin 25.350 që ishte Ludogoretz, prandaj u quajt seeded në raundin e tretë). Kështu që skuadrat 'seeded' ndeshen me ato 'unseeded'.

Për këtë arsye, duke u bazuar tek koeficientët e deritanishëm të 10 skuadrave kampione, Skënderbeu do jetë në grupin e skuadrave 'unseeded' në raundin e katërt (do mbaje koeficientin e vetë 5.575 , s'mund të marrë atë që Milsami trashëgoi nga Ludogoretz).
Kundërshtarët e vetëm me të cilët mund të ndeshjet janë :

Fituesi i Lech Posnan - Basel
Fituesi i Maccabi tel Aviv - Victoria Plzen
Fituesi i Salzburg - Malmö
Fituesi i Steaua - Partizan Beograd
Fituesi i Celcic - Qarabak.