Pato: Jam i lumtur te Sao Paolo

  • 29 July 2015 - 11:11
Pato: Jam i lumtur te Sao Paolo

Futbollisti i Sao Paolos, Alesandre Pato, ka deklaruar se ndjehet i lumtur në Brazil, duke u dhënë kështu një lajm të hidhur shumë klubeve evropiane që janë vënë në ndjekje të tij. “Jemi në fund të korrikut dhe jam plotësisht i përqendruar në ndeshjet e ardhshme. Zërat që kanë të bëjnë me kontratën time nuk më interesojnë në këtë moment. Do të jap maksimumin tim për Sao Paolon”. “Po luaj mirë dhe dëshiroj t’i ndihmoj klubit me golat e mi, ashtu siç kam bërë në edicionet e kaluara. Synimi im është të qëndroj këtu”, ka shtuar Pato.
Braziliani ka kaluar gjashtë edicione në fanellën e Milanit, ku në 117 ndeshje ka shënuar 51 gola.

(Kosova Sot)