Gruaja e Schumacher-it: Ka ndodhur diçka serioze

  • 13 November 2017 - 23:06
Gruaja e Schumacher-it: Ka ndodhur diçka serioze

Një deklaratë e Corinna Bestchi, gruas së legjendës së Formula 1, Michael Schumacher, ka ngjallur dyshime për atë se si mund të jetë gjendja aktuale e kampionit gjerman, transmeton Kosova Sot Online.

Ditë më parë ishte lajmëruar se gjendja e Schumaher kishte përmirësime të dukshme, mirëpo duket se jo e gjitha është treguar për opinionin e gjerë. Mësohet se bashkëshortja e tij, e pyetur nga reportër për gjendjen e të shoqit, ka deklaruar se diçka serioze ka ndodhur, por nuk e ka specifikuar.

“Ne e kemi bërë të qartë që diçka serioze ka ndodhur. Vendimi për të mbrojtur privatësinë e tij nga publiku është bërë në interes të tij.” tha ajo.

Kjo i la të shqetësuar adhurueseit e Michael Schumacher.

Kujtojmë Schumaher është duke vuajtur nga një lëndim serioz në tru pas një aksidenti që e pësoj duke skijuar në dhjetor të vitit 2013. Legjenda e Formula 1 është duke pranuar një trajtim vlera e të cilit arrin deri në 115,000 funte në ditë.

Familja e tij deklarohen shumë rrallë për gjendjen e tij.

(Kosova Sot)