Mediat turke akuzojnë trajnerin e Turqisë: Turp të mundesh nga shqiptarët

  • 14 November 2017 - 14:17
Mediat turke akuzojnë trajnerin e Turqisë: Turp të mundesh nga shqiptarët

Kombëtarja e Turqisë ka humbur edhe një ndeshje miqësore.

Është kombëtarja e Shqipërisë ajo e cila e mundi kësaj radhe, në ndeshjen e cila u zhvillua dje në Turqi.

Kjo ndeshje përfundoi me rezultat 2-3 në të mirë të Shqipërisë.

Mediat turke e akuzojnë trajnerin e Turqisë, Mirçea Luçesko për këto rezultate negative të Kombëtares turke.

“Katastrofë” ka qenë titulli i “Haberturk”, referuar faktit që kjo kombëtare është mundur nga kombëtarja e Shqipërisë, e cila që nga minuta e 50-të ka luajtur vetëm me 10 futbollistë.

“Është turpëruese dhe e papranueshme që ta shohësh Turqinë që nuk mundi të paktën të barazojë me një skuadër e cila luajti me 10 futbollistë”.

(Kosova Sot)