Mourinho cakton shënjestrën për janar: Ai është talenti i Valencias, Carlos Soler

  • 14 November 2017 - 17:12
Mourinho cakton shënjestrën për janar: Ai është talenti i Valencias, Carlos Soler

Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, e ka bërë listën e lojtarëve për të cilët është i interesuar për afatin e janarit, ndërsa Carlos Soler është në krye të listës.

Gjatë verës, strategu portugez deshi t’i transferonte katër lojtarë, por arriti t’i transferonte vetëm tre, duke mos arritur t’i siguronte shërbimet e mesfushorit të Interit, Ivan Perisic.

Djajtë e Kuq vazhdojnë të kenë mungesa të mesfushorëve kreativë, ndërsa The Independent bën të ditur se Mourinho do të përpiqet ta transferojë futbollistin e Valencias.

20-vjeçari ka lënë përshtypje të mëdha, prej se u bë pjesë e ekipit të parë të Los Che, ndërsa i nuk luan në krah, por është më shumë mesfushor kreativ.

Në 11 paraqitje në La Liga këtë edicion, i ka dhuruar katër asistime dhe ka shënuar një gol.

Sipas njoftimeve, Soler kushton rreth 45 milionë euro, por natyrisht se Unitedi do të përpiqet ta ulë këtë shifër.

Po ashtu, në marrëveshje mund të përfshihet edhe Andreas Pereira, i cili aktualisht është i huazuar në Mestalla dhe dëshiron të qëndrojë atje.

Problemet financiare të Valencias janë një shtytje për Unitedin rreth mundësisë së transferimit të Soler. 

 

(Kosova Sot)