“Dua 7 fëmijë dhe 7 Topa të Artë”

  • 16 November 2017 - 20:51
“Dua 7 fëmijë dhe 7 Topa të Artë”

Cristiano Ronaldo dëshiron shtatë fëmijë dhe shtatë “Topa të Artë”.

Cristiano Ronaldo, 32 vjeçar numëron plot katër fëmijë, po aq sa ka edhe “Topa të Artë”, por ylli dhe lideri i Real Madrid e Portugalisë duket i pangopur, i pangopur në gjithçka.

Në një intervistë për “L’Equipe” ai rrëfeu se numri i tij i preferuar gjithmonë ka qenë “7”, dhe dwshiron po aq fëmijë dhe trofe të “Topit të Artë”.

Image

“Në shtëpi ka pak më shumë rrëmujë dhe pak më shumë zhurmë. Por e adhuroj. Jam vërtetë i lumtur që ndodhem në qendër të gjithë kësaj. Këta fëmijë i kam dashur, për mua një jetë pa fëmijë nuk ka kuptim. Kam fatin të kem katër”, tha ai.

“Kur plakesh ata shndërrohen në mbështetje. Shpesh herë kam thënë se dua të kem shtatë fëmijë… katër nuk është mjaftueshëm, pastaj 7 është numri im i preferuar. Dua shtatë fëmijë dhe shtatë “Topa të Artë”, shtoi portugezi.

“Nuk ndalem këtu, deri sa të luaj do të kem ambicien për të fituar gjithçka që mund të fitohet. Tani ëndërroj trofeun e pestë të “Topit të Artë”, ndërsa vitin e ardhshëm do të ketë një tjetër për të ndjekur”, deklaroi CR7.

Portugezi i tha këto në një intervistë të gjatë për “L’Equipe” që do të publikohet të premten. 

Image

 (Kosova Sot)