“Konfirmohet” transferimi i madh i Bayern Munich

  • 16 November 2017 - 22:01
“Konfirmohet” transferimi i madh i Bayern Munich

Sandro Wagner mund të transferohet në Bayern Munich gjatë verës.

Trajneri i Hoffenheim, Julian Nagelsmann, ka konfirmuar se sulmuesi, Sandro Wagner, dëshiron transferimin te Bayern Munich.

Wagner ka dal nga akademia e Bayernit, por u largua në vitin 2008 për te MSV Duisburg pasi dështoi të depërtojë në ekipin e parë.

“Nuk kemi çfarë të tregojmë përveçse ka interesim”, tha fillimisht Nagelsmann.

“Ai rrjedh nga akademia e Bayernit që është edhe klubi i tij i fëmijërisë. Sandro nuk është më fëmijë dhe unë nuk jam i zemëruar me të”, shtoi trajneri i Hoffenheimit duke konfirmuar dëshirën e gjermanit për ta veshur fanellën e bavarezëve.

Ndërsa duke folur për Goal, ish sulmuesi i Bayernit, Giovane Elber, tha se Wagner do të jetë një opsion i mirë për bavarezët.

“Bayern është klub i mirë dhe Sandro Wagner e njeh shumë mirë. Kështu që nuk do të ishte aspak problem për të nëse i bashkohet Bayernit”, deklaroi Elber.


(Kosova Sot)