Përleshje tifozësh e zjarr në Zvicër, ndërpritet ndeshja Bazel – Sion

  • 18 November 2017 - 21:05
Përleshje tifozësh e zjarr në Zvicër, ndërpritet ndeshja Bazel – Sion

Në Zvicër po zhvillohet ndeshja e javës së 15-të, mes Baselit dhe Sionit. Pjesa e parë është mbyllur me fitoren e Sionit, 0-1, por më pas, pjesa e dytë nuk ka nisur ende.

Siç raportohet nga mediat zvicerane, një grup tifozësh të Bazelit, kanë vjedhur një banderolë të tifozëve të Sionit, dhe i kanë vënë flakën. Në këtë moment, tifozët e Sionit kanë dalë nga kontrolli dhe po përpiqen të futen në fushë. Pas më shumë se 30 minutave ndërprerje, ndeshja ka rifilluar.

(Kosova Sot)