‘Ti kurrë nuk do të ecësh vetëm’ – Gjesti i jashtëzakonshëm i tifozëve të Feyenoordit që përloti portierin Jones në gjashtë vjetorin e vdekjes të së birit (Video)

  • 19 November 2017 - 15:49
‘Ti kurrë nuk do të ecësh vetëm’ – Gjesti i jashtëzakonshëm i tifozëve të Feyenoordit që përloti portierin Jones në gjashtë vjetorin e vdekjes të së birit (Video)

Një moment tejet emocionues ka ndodhur në ndeshjen e kampionatit holandez mes Feyenoordit dhe VVV Venlos.

Portieri australian Brad Jones ishte në portë si gjithnjë për Feyenoordin edhe pse kishte gjashtë vjetorin e vdekjes të së birit të tij.

Djali i australianit Luca ndërroi jetë gjashtë vite më parë në moshën gjashtë vjeçare pasi humbi betejën me sëmundjen e Leukemisë.

E tifozët vendas kishin organizuar që i gjithë stadiumi në minutën e 12-të t’i ndiznin dritat e telefonit në shenjë kujtimi për Lucan e vogël.

Në atë moment i 47 mijë tifozë filluan të këndojnë këngën e famshme ‘You’ll never walk alone’, gjë që e bënë portierin Jones të qajë në fushë.

Gjesti i tifozëve holandez është përshëndetur shumë pas ndeshjes nga portieri dhe bashkëshortja e tij.

Edhe klubi holandez ka shpërndarë një foto në ‘Twitter’ duke ia dedikuar portierit të tyre me mbishkrimin ‘Ju nuk do të ecni kurrë vetëm’.

Ish-portieri i Liverpoolit, 35-vjeçari  Jones po kalon vitin e tij të dytë në Roterdam dhe është familjarizuar me tifozët e Feyenoordit.

Kujtojmë që Feyenoord në fund nuk arriti më shumë se një barazim 1-1 me Venlon, duke mbetur në pozitën e shtatë në tabelë.

 

(Kosova Sot)