Perez e ka një mangësi, është një president “zero”

  • 30 July 2015 - 08:38
Perez e ka një mangësi, është një president “zero”

Ish-presidenti i Barcelona-s, Joan Gaspart, e ka quajtur presidentin aktual të Real Madrid-it, Florentino Perez, si një person shumë të mirë dhe një biznesmen po ashtu shumë të mirë, por është “zero” kur është fjala për drejtimin e klubit të tij. Gjatë kohës së Perez-it, Real Madrid-i ka fituar dy Liga të Kampionëve, tri La Liga dhe një Kupë të Botës për klube. Ai gjithashtu është i njohur në transferimin e lojtarëve më të mirë në botë në “Santiago Bernabeu”. Megjithatë, Gaspart është shprehur se Perez është një person i mirë, por ende e mban mëri pasi kishte transferuar Luis Figo-n nga Barcelona në vitin 2000.  “Kam marrëdhënie të mira me Perez-in. Kam respekt të madh për të si biznesmen. Ka tri aspekte për Florentino-n: Aspekti njerëzor, aspekti i biznesit dhe ai sportiv. Në aspektin njerëzor ai është njëri nga më të mëdhenjtë, një person i madh dhe më pëlqen shumë. Si biznesmen gjithashtu është një shembull, por si president i Real Madrid-it është zero. Zero nënkupton shumë i keq, këtu nuk më pëlqen aspak. Ai më ka dëmtuar shumë me mënyrën si e kishte transferuar Figo-n. Si president i Madrid-it nuk është aspak i mirë, por kur e njeh si person atëherë ndryshohen gjërat”, ka theksuar Gaspart.

(Kosova Sot)