E pabesueshme cilin lojtar po synon për janar Barcelona

  • 20 November 2017 - 16:56
E pabesueshme cilin lojtar po synon për janar Barcelona

Ekipi i Barcelonës është duke menduar të përforcojë akoma më shumë ekipin e tyre përkundër një ecurie të mirë, shkruan talkSport, transmeton Kosova Sot Online.

Duket se përveq sulmit, katalanasit janë duke menduar të perforcojnë edhe mbrojtjen me Umtitin i cili nuk po preferohet shumë kohëve të fundit nga ekipi spanjoll dhe me Mascheranon i cili është i lënduar. Ata i kanë vënë syrin mbrojtësit të Real Sociedadit Inigo Martinez. Ai ishte përmendur si një emër i mundshëm edhe gjatë verës, mirëpo ishte raportuar për ftohje të bisedimeve. Kurse tani Barcelona  është më e vendosur që të nënshkruaj me të, duke i prishur punë ekipit anglez Liverpool të cilët kanë shprehur interesim poashtu.

Transfer report: Barcelona to rival Liverpool in pursuit of Real Sociedad defender Inigo Martinez

(Kosova Sot)