Neymari e dëshiron Championsin dhe Kupën e Botës, është gati edhe për martesë

  • 20 November 2017 - 17:47
Neymari e dëshiron Championsin dhe Kupën e Botës, është gati edhe për martesë

Neymari ëndërron Ligën e Kampionëve me PSG-në dhe Kupën e Botës me Brazilin, ndërsa më pas mendon se nuk i mbetet gjë tjetër pos të martohet.

Ky duket të jetë një edicion ëndrrash për brazilianin, Neymar, i cili synon të fitojë dy trofetë më të rëndësishëm për një futbollist.

Në një intervistë për revistën “Man About Town”, ish sulmuesi i Barcelonës tha se dëshiron të fitojë Champions League me Unai Emery dhe Kupën e Botës me Brazilian.

“Dua të fitojë Ligën e Kampionëve me PSG-në dhe të triumfojë në Botëror, ëndërroj Kupën e Botës. Këto dy trofe janë ëndrrat e mia në këto momente dhe më pas ku i dihet, ndoshta do të martohem”, u përgjigj Neymar.

Braziliani ka shënuar 11 gola në 13 ndeshje për PSG-në dhe thotë se është i lumtur që është pjesë e ekipit parisienë: “Është një qytet i bukur dhe jam pritur shumë mirë nga francezët. Jam i lumtur këtu”.

(Kosova Sot)