Guardiola e konfirmon mungesën e madhe të Man City, kthehet në vitin 2018

  • 20 November 2017 - 17:49
Guardiola e konfirmon mungesën e madhe të Man City, kthehet në vitin 2018

Stones do të jetë jashtë fushave nga “katër deri në gjashtë javë” pas lëndimit që pësoi kundër Leicester City.

Pep Guardiola ka konfirmuar se John Stones do të mungojë deri në gjashtë javë pas lëndimit që pësoi në fitoren 2:0 të Manchester City kundër Leicester City.

Për shkak të një tërheqje muskulore, mbrojtësi u largua pas 31 minutave nga ndeshja që u zhvillua në “King Power Stadium”.

“John Stones do të jetë jashtë nga katër deri në gjashtë javë. Do të jetë jashtë për vitin 2017. Shpresoj se ai do të rikuperohet mirë dhe do të kthehet në fund të janarit”, tha Guardiola. 

 (Kosova Sot)