Tifozi shtiret si gazetar për t’u fotografuar me Ronaldon

  • 20 November 2017 - 17:52
Tifozi shtiret si gazetar për t’u fotografuar me Ronaldon

Një tifoz ka luajtur rrolin e gazetarit vetëm për të pasur mundësinë t’i afrohet Cristiano Ronaldos.

Real Madridi ka arritur në Qipro, ku do të përballet me APOEL-in në Ligën e Kampionëve, ndeshja e pestë kjo për Grupin H.

Katër herë fituesi i “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo, ka tifozë në mbarë botën dhe të shumtë janë ata që bëjnë gjëra të çmendura vetëm për të pasur rastin të fotografohen me yllin e Real Madridit.

Një tifoz në Qipro, kishte vendosur që të maskohet si gazetar dhe po bënte fonte gjatë arritjes së ekipit të Realit në hotel.

Në momentin kur Ronaldo zbriti nga autobusi, ai ia mësyni drejt portugezit për të bërë foto. Sigurimi reagoi dhe e largoi të ‘maskuarin’. 

 

(Kosova Sot)