Arsenali bën një super transferim nga Dortmundi (Foto)

  • 20 November 2017 - 18:06
Arsenali bën një super transferim nga Dortmundi (Foto)

Skuadra e Arsenalit ka bërë një super transferim nga Borussia Dormtundi.

Bëhet fjalë për Sven Mislintat, një nga ekspertët më të mëdhenj të rekrutimit (prurjen) e lojtarëve në Europë.

Ai ka qenë pjesë e Dortmundit, duke sjellë në ekipin gjerman lojtarë si, Pierre-Emerick Aubameyang, Shinji Kagawa dhe Osmane Dembele.

Sven do të filloj punën në muajin dhjetor dhe do të punojë ngushtë me menaxherin Arsene Wenger dhe shefin ekzekutiv te Arsenalit, Ivan Gazidis.

Për këtë ardhje më i lumtur shprehet Arsene Wenger, i cili ka një kohë të gjatë që merret me talentët.

“Jemi të kënaqur që Sven po na bashkohet. Identifikimi dhe zhvillimi i talenteve është një pjesë thelbësore e filozofisë sonë dhe Sven ka një rekord të jashtëzakonshëm në shumë vite”, ka thënë Wenger.

Ardhja e Sven mund t’ia lehtësoj edhe ndonjë prurjeje të re në skuadrën nga “Emirates” gjatë mini-afatit të janarit.

(Kosova Sot)