Tyson Fury i bën thirrje Bellewit: Unë jam gati, eja lufto me mua (Video)

  • 20 November 2017 - 18:08
Tyson Fury i bën thirrje Bellewit: Unë jam gati, eja lufto me mua (Video)

Tyson Fury ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shihet duke i kërkuar duel Tony Bellewit.

Boksieri britanik ka filluar stërvitjet dhe pritet që gjatë vitit 2018 të rikthehet në ring.

Menjëherë pasi David Haye lajmëroi opinionin për shtyrjen e meçit kundër Tony Bellew, Tyson Fury bëri një video në instagram.

“Unë do të jem gati, i gatshëm për të luftuar me ty Tony Bellew, me 5 maj në “O2 Arena” në Londër. Nëse doni të luftoni me një njeri të vërtetë, boksierin më të mirë në botë në peshat e rënda, me një kampion të vërtetë, atëherë eja, unë jam gati”, ka thënë Fury.

Që nga rikthimi në arenën e boksit, Fury ka thirrur afër 10 rival, përfshi, Anthony Joshua, Deonaty Wilder dhe Joseph Parker.

Fury ka të zhvilluar 25 meçe, 25 fitore, 18 me KO.

(Kosova Sot)