Asensio hapave të Moratas? Kështu përgjigjet talenti spanjoll

  • 20 November 2017 - 19:48
Asensio hapave të Moratas? Kështu përgjigjet talenti spanjoll

Asensio nuk po e mendon largimin nga Real Madridi.

Alvaro Morata u largua gjatë verës nga Los Blancos te Chelsea për shkak të minutave, pasi ishte vetëm zëvendësues në Real Madrid.

Edhe Marco Asensio është duke hasur vështirësi që të jetë titullar te “Los Blancos”, por e pranon stolin pasi thotë; “ende jam i ri”.

“Gjithmonë kam thënë se do të tentoj të shfrytëzoj minutat që më jep trajneri”, tha Asensio.

“Rasti im është më ndryshe nga ai i Moratas. Jam vetëm 21 vjeçar, jam i ri dhe po startoi në disa ndeshje. Do të punoj shumë që të kem më shumë minuta në ndeshje të mëdha”, shtoi ai.

“Presion? Më pëlqen të luaj nën presion, të bën të japësh më të mirën. Po ndihem mirë dhe po mudnohem të ndihmoj skuadrën”, theksoi mes tjerash Asensio. 

(Kosova Sot)