Griezmann: Nuk largohem në janar

  • 20 November 2017 - 22:00
Griezmann: Nuk largohem në janar

Antoine Griezmann ka bërë të ditur se nuk do të largohet në janar nga Atletico Madridi.

Duke mos dashur të tregojë se çfarë do të ndodhë në afatin kalimtar të verës, Antoine Griezmann, tha se është i lumtur që skuadrës do t’i shtohen edhe dy super lojtarë në janar dhe se nuk do të largohet nga Atletico.

"A do të largohem në janar? Jo. Sidomos që do të vijnë Diego Costa dhe Vitolo dhe do të tentojmë të mbajmë ekipin sa më lartë që është e mundur", tha ai.

"Nuk kam diskutuar me presidentin për largimin tim”. 

(Kosova Sot)