Reagon Berlusconi: Milan i ka kryer obligimet

  • 22 November 2017 - 16:19
Reagon Berlusconi: Milan i ka kryer obligimet

Ish-presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, ka reaguar pas lajmeve të disa mediave ndërkombëtare se Milan është në telashe të thella financiare dhe se mund të shitet për një çmim më të ulët.

Berlusconi ka thënë se pronarët e rinj kinez të Milanit i kanë kryer më kohë obligimet e tyre, transmeton Express.

Rossoneri Sport Investment, consortiumi i udhëhequr nga biznesmeni kinez, Yonghong Li, mori në pronësi skuadrën italiane në prill, së fundmi janë ngritur dyshime rreth pasurisë së kinezëve.

Një hetim i New York Times ka pohuar se Li në fakt nuk ka në pronësi kompani të minierave, për të cilat thuhet se janë burim i pasurisë së tij, dhe se ai mori hua nga Elliot Management për ta blerë Milanin.

Por, Berlusconi e ka mbrojtur atë përmes një statusi në Twitter.

“Për ta shitur Milanin, Fininvest u besoi këshilltarëve, firmave ligjore dhe bankave ndërkombëtare. Blerësit kinezë gjithmonë i kanë përmbushur obligimet”, ka shkruar Berlusconi.

(Kosova Sot)