Nuk do ta besoni si i motivoj lojtarët trajneri i Sevillës

  • 22 November 2017 - 16:22
Nuk do ta besoni si i motivoj lojtarët trajneri i Sevillës

Ndeshja mbrëmshme mes Sevillës dhe Liverpoolit ishte një dramë e vërtetë. Pas një pjese të parë të tmerrshme, klubi spanjoll u kthye për mrekulli në pjesë të dytë duke e barazuar fare në fund të lojës rezultatin në 3-3. Lojtarët e Sevillas tregoheshin tejet energjik dhe të motivuar për të kthyer lojën në favorin e tyre. Duket se ka një arsye veç udhqzimeve të marra në zhveshtore, transmeton Kosova Sot Online.

Sot në mëngjes klubi i Sevillas njoftoi se trajneri i tyre Eduardo Berizzo është diagnostifikuartumor në prostatë. Argjentinasi 48 vjeçar i kishte zbuluar lojtarëve të tij këtë lajm mbrëmë në pushimin mes pjesëve dhe mbase lojtarët po mundoheshin që këtë lojë t’ia kushtonin trajnerit të tyre.

Kjo ishte edhe arsyeja që goli i tretë nga Pizarro u shoqrua me një festë te jashtëzakonshme tek bankina e Sevillas.

Me aq sa thuhet në njoftimin zyrtar të klubit, tumori i Berizzo-s është në një fazë të hershme duke i dhënë shpresë në shërim.

(Kosova Sot)