Në Basel po rritet një tjetër Shaqiri

  • 22 November 2017 - 18:14
Në Basel po rritet një tjetër Shaqiri

Te klubi i futbollit Basel u rrit dhe u bë yll futbolli mesfushori i krahut, Xherdan Shaqiri. Te kjo skuadër është duke u rritur dhe në rrugë për t'u bërë yll një tjetër futbollist me mbiemrin Shaqiri.

Është Erijon Shaqiri që ditë më parë i mbushi 15 vjet. Ai luan për ekipin U-16 të Baselit në pozitën e sulmuesit qendror.

Ish-ylli i Baselit, tash i Stoke Cityt, Xherdani dhe Erijoni, ndonëse vijnë nga Komuna e Gjilanit, nuk kanë lidhje familjare.

Por synimi i Erijonit është që të arrijë nivelin e Xherdanit. 

 (Kosova Sot)