Ish-futbollisti i Realit bëhet drejtor sportiv në federatën spanjolle (Foto)

  • 23 November 2017 - 19:53
Ish-futbollisti i Realit bëhet drejtor sportiv në federatën spanjolle (Foto)

Federata e Futbollit të Spanjës, e ka zgjedhur drejtorin sportiv.

Rolin e drejtorit e ka marr ish-futbollisti i Real Madridit, Fernando Ruiz Hierro.

Hierro, ka qenë futbollist deri në vitin 2005, ku karrierën e përfundoi në Premierligë te Bolton Wanderers.

Por, shumicën e kohës 49-vjeçari e kaloi te skuadra më e trofeshme në Europë, Real Madrid. Ai bëri afro 600 paraqitje dhe fitoi pesë herë Ligën, pesë herë Super Kupën, dhe tri herë Ligën e Kampionëve.

(Kosova Sot)