Austria Vienna në epërsi ndaj Milanit pas gafës fëmijërore të Bonuccit (Video)

  • 23 November 2017 - 21:49
Austria Vienna në epërsi ndaj Milanit pas gafës fëmijërore të Bonuccit (Video)

Austria Vienna ka kaluar në epërsi në ndeshjen e tyre në udhëtim ndaj Milanit.

Është sulmuesi mysafirë, Christoph Monschein, i cili ka shënuar golin e epërsisë prej 1-0.

Goli i Monscheinit erdhi në minutën e 21-të të takimit pasi kaloi portierin Gianluigi Donnarumma.

Megjithatë, mbrojtësi Leonardo Bonucci kishte mundësinë ta shpëtonte golin, por bëri një gafë fëmijërore.

Mbrojtësi italian në tentim për ta ndalur topin, gaboi rëndë me topin i cili i hyri në mes të këmbëve për të përfunduar në rrjetë.

(Kosova Sot)