Fellaini refuzon shtatë milionë euro në vit nga United, por ka një ofertë më të lartë në tavolinë

  • 23 November 2017 - 22:36
Fellaini refuzon shtatë milionë euro në vit nga United, por ka një ofertë më të lartë në tavolinë

Mesfushori belg, Marouane Fellaini ka vendosur që të largohet përfundimisht nga Manchester United.

Kontrata aktuale e lojtarit skadon në qershor të vitit të ardhshëm dhe ai po luan stinorin e fundit me fanellën e United.

‘Djajtë e Kuq’ janë munduar ta bindin lojtarin me një ofertë më të mirë financiare se ajo që ka aktualisht belgu.

Fellaini ka refuzuar 140 mijë euro në javë apo rreth shtatë milionë euro në vit që i ka ofruar Unitedi në kontratën e re.

Por 30-vjeçari duket se nuk do të mbetet pa klub, pasi ai ka marrë një tjetër ofertë tejet të rëndësishme.

Është gjiganti francez, Paris Saint Germain që i ka ofruar kontratë katër vjeçare atij dhe një pagë edhe më të lartë.

Fellaini ka para vetës kontratën katër vjeçare me 250 mijë euro pagë javore apo 12 milionë në vit.

Sipas medieve franceze, belgu ka pranuar t’i bashkohet Parisit dhe këtë gjë do ta bëjë në fund të kontratës me ‘Djajtë e Kuq’.

Transferimi i Fellainit në ‘Parc De Princes’ ka qenë kërkesë e trajnerit Unay Emery. 

(Kosova Sot)