Legjenda e Arsenalit trajner i Amerikës? (Foto)

  • 23 November 2017 - 23:29
Legjenda e Arsenalit trajner i Amerikës? (Foto)

Legjenda e Arsenalit, Sol Campbell shumë lehtë mund të bëhet trajneri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ish-lojtari “topçinj” përmes një interviste me “ESPN”, ka shprehur gatitshmërin për t’u bërë menaxher i Amerikës.

43-vjeçari u pensionua gjatë sezonit 2010/11 sa ishte anëtar i Newcaslte United. Por, karrierë bëri te klubi i Tottenhamit (255 paraqitje) dhe Arsenal (135 paraqitje).

Kujtojmë se Amerika dështoi të kualifikohej në Kupën e Botës “Rusi 2018”.

(Kosova Sot)