Koke thotë se Griezmann është i lumtur në Atletico Madrid

  • 24 November 2017 - 10:05
Koke thotë se Griezmann është i lumtur në Atletico Madrid

Antoine Griezmann është i lumtur në Atletico Madrid pasi ka gjetur përsëri rrugën e golit, sipas bashkëlojtarit të tij, Kokes.

Griezmann, pas plot tetë ndeshjeve pa shënuar gol, gjeti përsëri rrjetën e portës me një gol të jashtëzakonshëm akrobatik, në fitoren 2-0 të Atleticos ndaj Romës në kuadër të Ligës së Kampionëve, të mërkurën mbrëma.

“Antoine është i lumtur tani”, ka thënë Koke.

(Kosova Sot)