Real Madridi interesohet për Courtois

  • 24 November 2017 - 16:23
Real Madridi interesohet për Courtois

Portieri belg, Thibaut Courtois ka përfunduar në radarin e gjigantit spanjoll, Real Madridit.

Real Madrid po konsideron një lëvizje për portierin e Chelseay, Courtois – kontrata e të cilit skadon në verën e vitit 2019.

Sipas mediumit belg HLN, kampionët evropian po monitorojnë gjendjen e ish-portierit të Atletico Madridit.

Kështu, Mbretërit do të rivalizojnë së bashku me Paris Saint-Germainin dhe Juventusin që gjithashtu janë duke u interesuar për të.

Interesimi i Real Madridit ndaj David De Geas të Djajve të Kuq duket të ketë përfunduar, pasi një marrëveshje me të dështoi disa herë.

Mbretërit, përveç Courtoisit gjithashtu kanë qenë të lidhur fort me portierin e Athletic Bilbaos, Kepa Arrizabalaga.

Megjithatë, raportet e fundit thonë se klubi mund të mbajë besimin e tyre edhe te portierët aktual, Keylor Navas dhe Kiko Casilla deri sa t’ju vjen mundësia për të transferuar reprezentuesin belg.

Një transferim i mundshëm i belgut në Santiago Bernabeu nuk do të pritej mirë nga rivalët e mëdhenj lokal të Atletico Madridit, pasi në të kaluarën kishe mbrojtur ngjyrat e tyre. 

(Kosova Sot)