Zidane qartëson të ardhmen e Bale

  • 24 November 2017 - 16:47
Zidane qartëson të ardhmen e Bale

Zidane thotë se Bale është shumë i rëndësishëm për Real Madridin dhe nuk po e mendon ta largojë uellsianin nga "Bernabeu".

Lëndimet e shpeshta viteve të kaluara dhe sidomos këtë edicion, kanë bërë që Gareth Bale të jetë temë diskutimi sa i përket të ardhmes në klubin nga “Santiago Bernabeu”.

Manchester United ka kohë që interesohet për uellsianin, madje tentoi ta transferojë edhe gjatë verës, ku thuhet se ofroi mbi 100 milionë euro.

Sido që të jetë, duket se Zinedine Zidane nuk dëshiron të dëgjojë për largimin e Bale. Ai thotë se është i lumtur me uellsianin dhe e do t’i japë diçka më shumë kësaj skuadra kur të kthehet në fushë.

28 vjeçari nuk ka luajtur që nga fitorja 3:1 kundër Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve në fund të shtatorit dhe ndoshta do të kthehet në fushë pas 10 ditësh, por këtë ende nuk e di as Zidane.

“Ne e dimë se çfarë mund të na dhurojë ai. Është lojtar i fuqishëm, teknikisht i mirë dhe punon shumë”, tha Zidane.

“Bale është i rëndësishëm për ne dhe ai e di këtë. Më e rëndësishmja është që ai të rikthehet dhe të jetë gati për lojë”.

“Bale i jep shumë kësaj skuadre. Ai është i shpejt, mund të ndryshojë ndeshjen për ne dhe mund të na dhurojë shumë gjëra”.

“Nuk e di se kur do të luajë. Nuk ka pasur ndonjë shqetësim sot, por do të shohim se kur do të luajë”, theksoi mes tjerash Zidane.

(Kosova Sot)