Çfarë ndodhi mes Messit e Bartomeus?

  • 24 November 2017 - 16:51
Çfarë ndodhi mes Messit e Bartomeus?

Messi ndryshoi krejtësisht fytyrën kur Bartomeu iu afrua në ceremoninë e “Këpucës së Artë”.

Lionel Messi vazhdon të mos flasë për të ardhmen, pavarësisht se ka disa muaj që Barcelona ka njoftuar se pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ka nënshkruar kontratën e re deri në vitin 2021.

Messi mori sot Këpucën e katërt të Artë, duke e barazuar Cristiano Ronaldon me katër të tilla.

Ne ceremoninë për “Këpucën e Artë”, i pranishëm ishte edhe presidenti, Josep Bartomeu, ndaj të cilit Messi bëri krejtësisht një tjetër fytyrë, që tashmë ka filluar të komentohet nga mediat botërore.

Kundër kryesisë së Barcelonës kanë dalë disa lojtarë, ndërsa Neymar thotë se pikërisht për shkak të tyre sot e vesh fanellën e PSG-së dhe mediat spanjolle raportojnë se ndoshta kjo është arsyeja kryesore pse Messi ende nuk e ka hedhur të zezën mbi të bardhë. 

(Kosova Sot)