Telashe për Zidanen, lëndohet edhe Marco Asensio

  • 24 November 2017 - 17:50
Telashe për Zidanen, lëndohet edhe Marco Asensio

Marco Asensio nuk do të luajë kundër Malagës për shkak të lëndimit.

Real Madridi ka lëshuar një deklaratë zyrtare me raportin duke u bazuar në raportin mjekësor.

“Ai është diagnostikuar me një lëndim në kyçin e këmbës së djathtë”, shkruan në njoftimin e klubit madrilen.

Sulmuesi anësor pritet t’i mungojë rreth dhjetë ditë skuadrës së drejtuar prej Zinedine Zidane.

Ai pritet të humbas edhe ndeshjes e Kupës së Mbretit kundër Fuenlabradas ndërsa nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm për takimin e fundjavës së ardhshme kundër Athletico Bilbaos.

“Marco është lënduar këtë mëngjes. Ne besojmë se do të humbas tri apo katër ditë”, tha Zidane, i cili nuk mund të llogarisë edhe në Gareth Balen.

Ndryshe, Asensio deri më tani ka pasur 35 paraqitje për Los Blancos duke shënuar shtatë gola. 

(Kosova Sot)