Kosova u turpërua nga Lituania

  • 24 November 2017 - 20:56
Kosova u turpërua nga Lituania

Kosova u turpërua nga Lituania në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, duke u mposhtur 61:99.

Kosova ka pësuar humbje turpëruese kundër Lituanisë në ndeshjen e parë eliminatore për botërorin “Kina 2019”.

“Dardanët” e nisën shumë mirë sfidën, duke i mbyllur dy çerekët e parë me pikë të barabarta 35:35.

Gjithçka ndryshoi në çerekun e tretë dhe të katërt, ku mysafirët ishin të papërmbajtshëm, duke triumfuar në fund me 38 pikë diferencë, 61:99

Kosova është në Grupin C, ku janë edhe Hungaria e Polonia. 

(Kosova Sot0