Ronaldo në PSG, i ka dhënë urdhër agjentit t’i nis bisedimet

  • 25 November 2017 - 10:51
Ronaldo në PSG, i ka dhënë urdhër agjentit t’i nis bisedimet

Cristiano Ronaldo është rikthyer të jetë në qendër të vëmendjes, sërish për të ardhmen, ashtu siç ishte pothuajse gjatë gjithë verës.

Sipas asaj që raporton e përditshmja spanjolle “DiarioGol”, Cristiano Ronaldo i ka thënë agjentit të tij, Jorge Mendes, që t’i nisë bisedimet me Paris Saint-Germainin.

Raportohet se portugezi dëshiron rritje page ose përndryshe do të largohet në fund të sezonit nga Real Madridi, kërkesë kjo që nuk pritet të plotësohet nga presidenti Florentino Perez.

Ronaldo dëshiron t’i mbajë të hapura gjitha letrat dhe për këtë i ka kërkuar agjentit të kontaktojë PSG-në, i vetmi klub që është në gjendje të ofrojë 32 vjeçarin.

(Kosova Sot)