Messi i “befasoi” të gjithë pasi mori “Këpucën e Artë”

  • 25 November 2017 - 12:23
Messi i “befasoi” të gjithë pasi mori “Këpucën e Artë”

Prioriteti i Messit nuk janë çmimet individuale, por ato ekipore, kështu tha pasi mori “Këpucën e Artë”.

Të premten, Lionel Messi mori “Këpucën e Artë” për më së shumti gola në Evropë sezonin që lamë pas, duke barazuar Cristiano Ronaldon me katër çmime të tilla.

Por, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” përsëriti edhe njëherë se çmimet individuale në janë në radhë të parë për të.

“Keni fituar katër Këpuca të Arta, çfarë mendoni kur i shihni? Është arritje e madhe për domethënien që kanë, por unë gjithmonë kam thënë se prioriteti im kurrë s’kanë qenë trofetë individuale”, u shpreh Messi.

“Do të dëshiroja të fitoja sërish Ligën e Kampionëve apo La Ligan, ato janë prioriteti im, por është bukur të kem këto çmime në shtëpi, për shkak të domethënies që kanë”, shtoi ai.


(Kosova Sot)