Nuk di ku është Di Maria

  • 30 July 2015 - 19:05
Nuk di ku është Di Maria

27-vjeçari ka kaluar një sezon zhgënjyes në Old Trafford pas transferimit nga Real Madridi në verën e vitit të shkuar për 75 milionë euro.

Në anën tjetër, strategu holandez pranoi se marrëveshja për shitjen e ish-yllit të Realit te Paris Saint-Germain është drejt fundit.

“Unë nuk e di ku është”, deklaroi Van Gaal.

“Manchester United dhe Paris Saint-Germain janë dy klube të mëdha dhe negociatat mund të jenë të vështira, por ne jemi afër fundit”.

Di Maria ka zhvilluar vetëm 20 paraqitje nga minuta e parë në Premier Ligë.